Informacion

Pyetjet e Shpeshta

Përgjigje të shpejta për pyetjet që na bëhen më shpesh.

Kush mund të blejë në këtë faqe?

Vetëm mjekë të licencuar, dermatologë dhe klinika të certifikuara të estetikës. Mund të kërkojmë verifikim të licencës para konfirmimit të porosisë.

A janë produktet origjinale?

Po. Jemi distributor i autorizuar dhe çdo produkt vjen me numër batch-i të gjurmueshëm nga prodhuesi.

Si mund ta marr porosinë?

Mund ta merrni në zyrën tonë ose ta dërgojmë me korrier në adresën tuaj. Te checkout mund të zgjidhni edhe një datë të caktuar.

Si mund të paguaj?

Në zyrën tonë (cash ose kartelë), me transfer bankar, ose cash te korrieri kur porosia dërgohet me korrier.

A mund të marr faturë për biznesin tim?

Po. Te checkout tikoni "Më duhet faturë për biznes" dhe shkruani emrin e biznesit dhe NUI-n.

Kam harruar fjalëkalimin e llogarisë. Çfarë të bëj?

Na kontaktoni me telefon ose email dhe ua rivendosim.

Përditësuar më 6 nëntor 2026